Njoftim për shtyrjen e seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit znj. Klorinda Çela
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësi znj. Klorinda Çela, e përcaktuar për t’u mbajtur sot, në datën 22.10.2021, ora 13:00, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 25.10.2021, ora 13:00
Vendim Nr: 444
Data e vendimit: 16.09.2021
Subjekti i rivlerësimit:Z. Artan Çupi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat.
Lexo/Shkarko Mendimin e Pakicës
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 8.11.2021.
Tiranë më 9.11.2021.
Vendim Nr: 462
Data e vendimit: 21.10.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ardian Kalia, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 8.11.2021.
Tiranë më 9.11.2021.
Vendim Nr: 445
Data e vendimit: 16.9.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Arben Nika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 5.11.2021.
Tiranë më 8.11.2021.
Vendim Nr: 453
Data e vendimit: 27.9.2021
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Diamela Goxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 4.11.2021.
Tiranë më 5.11.2021.
Vendim Nr: 417
Data e vendimit: 8.7.2021
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Lindita Sinanaj, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.10.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Bejleri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.10.2021, me shumicë votash vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Manjola Bejleri, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.