Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 08.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Lindita Ziguri bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.1.2021, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Ziguri (Male), prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Znj. Lindita Ziguri (Male), prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Xhensila Pine
Subjekti:Znj. Elbana Lluri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese:Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SHPALLJES SË VENDIMIT PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT, ZNJ. ELBANA LLURI
Gjatë seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, përfaqësuesi i tij ligjor kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Për arsye të vlerësimit të kërkesës nga një trupë tjetër gjykuese, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit.
Subjekti: Z. Shkëlqim Mustafa, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 07.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Igerta Hysi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.1.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Igerta Hysi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici , znj. Suela Zhegu relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Znj. Igerta Hysi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici,Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu
Subjekti: Z. Bardhok Lleshi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Lezhë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datën 24.12.2020 dhe në datën 06.01.2020, për subjektin e rivlerësimit, Pelivan Malaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.01.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pelivan Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Pelivan Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko