Procesi i vetingut ka filluar!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka filluar procesin e vetingut duke realizuar shortimet e para në lidhje me listën e subjekteve prioritarë, sipas parashikimeve ligjore.

Pjesëmarrja e publikut në denonsimin e fakteve ose rrethanave, që mund të përbejnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit është detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral qytetar.

Nëpërmjet kësaj Deklarate për Shtyp, Komisioni synon të prezantojë “Formularin e Denoncimit nga Publiku”, me qëllim përfshirjen e opinionit në këtë proces të rendësishëm për vendin.

Formulari ëshë i organizuarnë bazë të tri kritereve që përdoren për rivlerësim : vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës ,si dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Është mjaft e rëndësishme, të kuptohet se ,misioni i KPK nuk është të rishikojë vebdinet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna lidhur me veprime korruptive të tyre, që kanë ndikuar në vendimmarrje.

Ky formular gjendet online në faqen kpk.al, si dhe mund të plotësohet me ndihmën e një punonjësi të KPK, në mjediset e këtij institucioni në adresën : “Rruga e Kavajës, godina ish-Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon ndërgjegjen tuaj qytetare, që çdo informacion të vlefshëm që mund të keni, fotografi, dokumenta , të dhëna të tjera, t’i ndani me Komisionin e Pavarur të Kualifimit dhe të kontribuoni në këtë proces jetik për vendin