Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Gina, u ndërpre, kjo pasi subjekti kërkoi shtyrjen e saj, me argumentin se përfaqësuesi i tij ligjor nuk mund të ishte i pranishëm në sallë për të bërë mbrojtjen e tij, për arsye shëndetësore​. Në këto kushte, trupi gjykues, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vlerësoi raportin mjekësor të vënë në dispozicion nga subjekti Dritan Gina, vendosi të pranojë kërkesën e tij, duke e shtyrë zhvillimin e seancës për në datën 15.9.2021, ora 13:00.