Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Ndoci, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 12.5.2022, ora 10:00, nuk u zhvillua e plotë.

Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se kishte vendosur të shtynte seancën dëgjimore, pasi subjekti përmes postës elektronike datë 11.5.2022, kishte njoftuar pamundësinë e përfaqësuesit të saj  ligjor për të marrë pjesë në këtë seancë, për shkak të një angazhimi në një gjykatë tjetër.

Seanca degjimore e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.