Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.6.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 10.7.2020, vendosi:

 

1.    Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

2.    Transferimin për inspektim, pranë organit kompetent të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, përkatësisht:

Vendimi nr. 2915, datë 29.9.2016; Vendimi nr. 300, datë 18.2.2016, si dhe dy vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, përkatësisht:

Vendimi nr. 126, datë 4.2.2014; Vendimi nr. 1180, datë 2.4.2014.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, me kryesuese znj. Suela Zhegu , relatore znj. Genta Tafa Bungo dhe anëtare  znj. Firdes Shuli, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.