Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 3.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Ledina Riza bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2021, vendosi :

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Ledina Riza, prokuror pranë Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Lulzim Hamitaj relator, znj.Etleda Çifja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.