Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 3.8.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Hoxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.8.2020, me shumice votash vendosi:

Shkarkimin nga  detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e  Apelit Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.