Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Luveda Dardha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.6.2021, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Luveda Dardha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.​

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Olsi Komici relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​