Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.1.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Zhaneta Pira bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.1.2022, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Zhaneta Pira, inspektore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj. Alma Faskaj anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.