Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se sot, në datën 7.9.2021, ora 13:00, zhvilloi seancën dëgjimore të njoftuar publikisht për subjektin Adelina Zarka. Në këtë seancë subjekti i rivlerësimit nuk ishte prezent dhe as ndonjë përfaqësues ligjor. Trupi gjykues, pasi ka informuar lidhur me ecurinë e procesit si dhe kërkesat e subjektit për shtyrjen e seancave dëgjimore,  ka vendosur vijimin e seancës më 14 shtator, ora 13:00, për t’i dhënë mundësinë subjektit të paraqesë dhënien e shpjegimeve mbi rezultatet e hetimit.