Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 25.3.2022 dhe në datën 27.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Hysni Mulaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.6.2022, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Hysni Mulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.