Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 13.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Tasim Puçi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.4.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tasim Puçi prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Genta Tafa Bungo​ anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.