Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 3.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Marsela Pepi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.3.2021, vendosi :

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsela Pepi, e komanduar Inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Pamela Qirko relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.