Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në zbatim të nenit 3, pika 7, germa “b” e rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më 8 qershor 2020, Komisioni ka hedhur shortin dhe ka nisur procedurën e rivlerësimit për subjektin Irida Kacerja/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër/kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.