Njoftim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 20.7.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​