Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 2.9.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Vojsava Osmani bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.9.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Vojsava Osmani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Lulzim Hamita relator, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.